Media që raportoi se u arrestua dhëndri i Liburnit: Ishte një gabim, ai s’është gjetur në shtëpi – shpalllet në kërim

Media që raportoi se u arrestua dhëndri i Liburnit: Ishte një gabim, ai s’është gjetur në shtëpi – shpalllet në kërim

Paparaci ka raportuar sot për arrestimin e Berat Lahut, asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje me titull: “Arrestohet dhëndri i ministrit Liburn Aliu”. Kjo media shkruan tani: Sqarojmë se në këtë artikull na është përvjedhur një gabim i paqëllimshëm. Ndaj asamblistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Prokuroria e Shtetit ka lëshuar urdhër-arrest mbi dyshimet për […]

Paparaci ka raportuar sot për arrestimin e Berat Lahut, asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje me titull: “Arrestohet dhëndri i ministrit Liburn Aliu”.

Kjo media shkruan tani:

Sqarojmë se në këtë artikull na është përvjedhur një gabim i paqëllimshëm.

Ndaj asamblistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Prokuroria e Shtetit ka lëshuar urdhër-arrest mbi dyshimet për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica”, bazuar në dokumentet të cilat i posedon Paparaci.

Kësisoj, ai nuk është arrestuar.

Shtëpia e asamblistit Lahu është bastisur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, por ai nuk është ndodhur aty. Policia e Kosovës i ka lënë atij një ftesë për paraqitje në stacionin policor dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.

Në një prononcim për portalin Indeksonline të enjten, Lahu ka thënë se nuk ndodhet në Kosovë. Ka thënë se vend-ndodhja momentale e tij është Belgjika.

Berat Lahu, është dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai është anëtar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin u prangosën shtatë persona të enjten, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë  bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?