Media pro Kremlinit fshin artikullin për ushtarët e vrarë rusë

Media pro Kremlinit fshin artikullin për ushtarët e vrarë rusë

Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153. Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj […]

Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153.

Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj media. Ndërkaq, redaktori i Komsomolskaya Pravda, i tha BBC-së se ky informacion i postuar në ueb-faqen e këtij mediumi, ishte rezultat i një hakimi dhe tha se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë.

Pas këtij lajmi, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, tha përmes një postimi në Twitter se “arti i gënjeshtrave ruse më nuk kryen punë”.

“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë zyrtarisht u detyrua të pranojë se nuk kanë vdekur 500 persona në Ukrainë, por janë vrarë 9,861”, shkroi ai.

The Russian art of lying no longer helps. The RF Ministry of Defense was officially forced to admit that not 500 people died in 🇺🇦, but … 9861 killed. Disastrous for the RF propaganda. In the real world, there are almost twice as many dead Russians…https://t.co/o1exIbw8Uy

— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 21, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 2 mars ka ofruar të dhënat e vetme për humbjet në luftë, përkatësisht ka pranuar se janë vrarë 498 ushtarë në Ukrainë.

Ndërkaq, Ukraina ka pretenduar se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka vrarë afër 15,000 ushtarë rusë, ndërkaq inteligjenca perëndimore ka thënë se numri i ushtarëve rusë vlerësohet të jetë 7,000. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?