Mali i Zi ia refuzon kërkesën Serbisë për hapjen e vendvotimeve në zgjedhjet e 3 prillit

Mali i Zi ia refuzon kërkesën Serbisë për hapjen e vendvotimeve në zgjedhjet e 3 prillit

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi. Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e […]

Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.

“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Partia pro-serbe, Fronti Demokratik kritikoi kryeministrin Zdravko Krivokapiç dhe ministrin Gjorgje Raduloviç për vendimin, duke thënë se ata po mundohen të pengojnë qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ky është një vazhdim i politikës antiserbe. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse kemi parasysh se, ditë më parë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, grurë dhe misër. Poashtu duhet kujtuar se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë ardhur pikërisht nga Serbia, me pëlqimin dhe vullnetin e mirë të presidentit të Serbisë”, thuhet në deklaratë të Frontit Demokratik.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi në lidhje me këtë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare “Mali i Zi do të marrë përgjigjen e Serbisë të martën, që do të jetë me pasoja të gjera”. /VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?