Lviv, aty ku armiku luftohet me parulla patriotike

Lvivi, në perëndim të Ukrainës, nuk është prekur ende nga luftimet dhe patriotizmi dhe rezistenca ndaj pushtuesve organizohet me anë të mesazheve të fuqishme. Një biznes printimi i ka vënë makineritë e tij në shërbim të vendit, duke printuar banera dhe postera me parulla patriotike për Ukrainën. “Këto janë parulla patriotike që motivojnë popullin dhe ushtarët tanë. […]

Një biznes printimi i ka vënë makineritë e tij në shërbim të vendit, duke printuar banera dhe postera me parulla patriotike për Ukrainën.

“Këto janë parulla patriotike që motivojnë popullin dhe ushtarët tanë. Ne e bëjmë këtë për patriotizëm dhe shpirt luftarak. E bëjmë për njerëzit. Këtu shkruhet që kjo është toka jonë dhe ne nuk do të lëshojmë asnjë copë të saj. Krimea, Donbasi dhe Luhansku janë pjesë e Ukrainës dhe ne s’i lëshojmë”, u shpreh Volodymyr Kotovitch, pronar dyqani printerësh.

Parulla dhe simbole mund të gjenden në dyqanet e qytetit, ku ka edhe suvenire si për ata që largohen dhe që duan të kenë diçka me vete, ashtu edhe për ata që zgjedhin të qëndrojnë.

“Propagandë apo jo, rusët erdhën në tokën tonë dhe ne duhet të mbrohemi. Nëna ime më thotë të largohemi nga Ukraina sa herë që bien bombat, sepse nuk kemi më shtëpi. Po ku të shkojmë?”, tha Yarmola Mikhaïlina, shitëse.

Në rrugët e Lvivit, banerat shkëlqejnë edhe në ndërtesat publike, bashkë me artistët e rrugës ose ata të posterave, që i kanë dhënë jetë një arti kundër pushtimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?