Lufta në Ukrainë, Osmani: Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan Gazeta Periskopi. Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka folur sot me një zë, teksa Kosova është renditur me Ukrainën sepse është në anën e lirisë. Tutje, Osmani ka falënderuar të gjithë […]
Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka folur sot me një zë, teksa Kosova është renditur me Ukrainën sepse është në anën e lirisë.
Tutje, Osmani ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për qëndrimin e tyrë në raport me këtë temë.
Këtu keni statusin e saj të plotë:
“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë. Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina.
Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!
#ËeStandËithUkraine”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. /PERISKOPI












