Lufta në Ukrainë, LDK kërkon mbledhje urgjente të Grupeve Parlamentare

Lufta në Ukrainë, LDK kërkon mbledhje urgjente të Grupeve Parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon një mbledhje urgjente të Grupeve Parlamentare, për të diskutuar shtatë pikat e tyre të propozuara pas zhvillimeve të reja ndërkombëtare, shkruan Gazeta Periskopi. LDK ka dorëzuar tashmë në Kryesinë e Kuvendin të Kosovës propozim –rezulutën për një diskutim parlamentar ku theksi kryesor vendoset tek temat e sigurisë, sanksionimit të […]

LDK ka dorëzuar tashmë në Kryesinë e Kuvendin të Kosovës propozim –rezulutën për një diskutim parlamentar ku theksi kryesor vendoset tek temat e sigurisë, sanksionimit të Rusisë si dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar shtatë pika të propozimit të tyre ku ka kërkuar edhe miratimin e tyre.

Këtu keni statusin e plotë të Avdullah Hotit:

“Nisur nga situata e re e pasigurisë globale e krijuar nga ndërhyrja luftarake e paprecedent e Rusisë në Ukrainë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, propozim-rezolutën për diskutim me Grupet e tjera Parlamentare, lidhur me dënimin e agresion të Rusisë ndaj Ukrainës dhe rrezikimin e sigurisë globale, si dhe në koordinim me aleatët perëndimorë për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

LDK kërkon mbledhjen me urgjencë të Grupeve Parlamentare, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm në afat sa më të shpejtë kohor; dhe miratimin e rezolutës këtë të enjte, me pikat e propozuara si në vijim:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon aktin e paprecedent të ndërhyrjes ushtarake të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, veprim ky i paprovokuar dhe në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare që garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të pavarura.
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj.
  3. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme politike dhe kushtetuese për zbatimin e sanksioneve të njëjta ndaj Federatës Ruse sikurse që kanë vepruar vendet aleate perëndimore dhe të koordinohet me ta në të gjitha veprime e mëtutjeshme në këtë drejtim, përfshirë marrjen e obligimit për strehim eventual të refugjatëve dhe kontributin në ndihmat humanitare për popullin e Ukrainës.
  4. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të Republikës së Kosovë në NATO dhe BE.
  5. Kuvendi i Republikës së Kosovës i bënë thirrje NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.
  6. Kuvendi i Republikës së Kosovës u bënë thirrje vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ta ndërmarrin sa më parë këtë akt politik në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe BE.
  7. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë të Republikës të Kosovës që, në konsultim me misionin e NATO-s në Kosovë, të rishikojë dhe shkurtojë afatet e parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018 për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim”, thuhet në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?