Lufta në Ukrainë, Erdogan do të flasë nesër me Putinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të flasë të dielën (më 6 mars) me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Duke folur me gazetarët në […]
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.
Duke folur me gazetarët në Stamboll, Kalin përsëriti ofertën e Turqisë për të qenë nikoqir i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Kalin bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe përsëriti se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet as me Moskën dhe as me Kievin./rel












