Ligjvënësit amerikanë letër Blinkenit që të ndalohet influenca ruse në Ballkan, qortohet edhe Serbia

Ligjvënësit amerikanë letër Blinkenit që të ndalohet influenca ruse në Ballkan, qortohet edhe Serbia

Ligjvënësit amerikanë i kanë dërguar letër sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken, ku i kanë kërkuar që të ndalohet influence ruse në Ballkan. Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti, Faton Bislimi me anë të një komunikate për media. Bislimi, që është edhe anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane ka thënë se […]

Ligjvënësit amerikanë i kanë dërguar letër sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken, ku i kanë kërkuar që të ndalohet influence ruse në Ballkan.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti, Faton Bislimi me anë të një komunikate për media.

Bislimi, që është edhe anëtar i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane ka thënë se u ka shkruar 16 kongresistëve amerikanë dhe ka marrë përgjigje pothuajse nga të gjithë.

“Në përgjigjet përkatëse, jam falëmnderuar për sjelljen në vëmendje të tyre të fakteve historike për Serbinë që ishin lënë anash të tekstin e letrës së tyre. Me disa prej këtyre kongresistëve, komunikimi ka vazhduar dhe njëri nga ta i është bashkangjitur Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres”, ka thënë ai.

“Ndërsa, dje, më 4 mars, pesë nga ata kongresmenë që kishin lartësuar Serbinë në fillim të shkurtit (si z. Cleaver, z. Cicilline, z. Lieu, z. Veasey, e z. Schneider), kanë qortuar atë për depërtimin e ndikimit rus e kinez në Ballkanin Perëndimor dhe për sfidimin e demokracisë në rajon! Ata kanë nënshkruar një letër të një grupi prej 19 kongresmenëve drejtuar Sekretarit të Shtetit z. Blinken, përmes së cilës ‘kërkohet angazhim më i drejtpërdrejtë dhe më intensiv i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dështimin e demokracisë dhe rënjen totale nën tutelën autoritare’ të vendeve si Serbia dhe për të ‘penalizuar Dodikun e Republika Srpska-s për veprimet e tij anti-demokratike në Bosnjë”, thuhet në komunikatën e tij.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Pas letrës sime dërguar të gjithë 16 kongresistëve amerikanë që në fillim të shkurtit i kishin shkruar Presidentit Biden për Serbinë, në cilësinë time si anëtar ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, unë jam kontaktuar dhe kam marrë përgjigje shumë inkurajuese nga thuaja se shumica e tyre. Në përgjigjet përkatëse, jam falëmnderuar për sjelljen në vëmendje të tyre të fakteve historike për Serbinë që ishin lënë anash të tekstin e letrës së tyre. Me disa prej këtyre kongresistëve, komunikimi ka vazhduar dhe njëri nga ta i është bashkangjitur Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres!

Ndërsa, dje, më 4 mars, pesë nga ata kongresmenë që kishin lartësuar Serbinë në fillim të shkurtit (si z. Cleaver, z. Cicilline, z. Lieu, z. Veasey, e z. Schneider), kanë qortuar atë për depërtimin e ndikimit rus e kinez në Ballkanin Perëndimor dhe për sfidimin e demokracisë në rajon! Ata kanë nënshkruar një letër të një grupi prej 19 kongresmenëve drejtuar Sekretarit të Shtetit z. Blinken, përmes së cilës ‘kërkohet angazhim më i drejtpërdrejtë dhe më intensiv i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar dështimin e demokracisë dhe rënjen totale nën tutelën autoritare’ të vendeve si Serbia dhe për të ‘penalizuar Dodikun e Republika Srpska-s për veprimet e tij anti-demokratike në Bosnjë.’

Tutje, letra në fjalë e këtyre 19 kongresistëve, ngrehë alarmin ‘për influencën në rritje të Rusisë në aspektin politik e të sigurisë dhe të Kinës në aspektin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor’ – fakte këto që unë i kisha argumentuar në letrën time të 4 shkurtit. Bile, hiq më larg sesa pardje, në një opinion timin të botuar në EurActiv (rrjet pan-europian medial me seli në Bruksel), e kam quajtur Serbinë “Rusia e Vogël” e Ballkanit, duke ripotencuar po këto argumente.

Në këtë letër, bëhet thirrje për finalizim të ‘marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, pasi që tash e 14 vjet Kosova është e pavarur’ dhe ky realitet duhet pranuar. Arritja e kësaj ‘marrëveshje hapë mundësi për zhvillim në rajon dhe pengon rritjen e influencës së jashtme nga akterë dashakeq.’

Pos pikës për Kosovën, letra po ashtu ‘kërkon nga qeveria e SHBA-ve që të intensifikojë investimet në rajon; të ndihmojë BE-në të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor duke potencuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut veçse kanë plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar në BE; të parandalojë rrezikun për Bosnjën dhe Marrëveshjen e Dejtonit duke penalizuar udhëheqësin serb Dodik; si dhe të ofrojë më shumë mbështetje për zhvillim të demokracisë në rajon.’

‘Rritja e influences Ruse në rajon dhe agresioni ushtarak i saj ndaj Ukrainës janë edhe një dëshmi më shumë se tani SHBA-të duhet ta bëjnë jashtëzakonisht të kjartë se i përkahin vlerat demokratike në Ballkanin Perëndimor dhe e shohin atë rajon si pjesë të rëndësishme të partneritetit ndëratlantik,’ thuhet në fund të kësaj letre. /

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?