Lavrovi i Rusisë agresore: Amerika po vepron si Hitleri dhe Napoleoni, ne do t’i vazhdojmë sulmet në Ukrainë

Në një konferencë me gazetarë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “operacioni special në Ukrainë do të vazhdojë”, teksa ka karahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Napolen Bonapartën edhe Hitlerin, pasi që sipas tij, “ShBA, njejtë si Napoleoni dhe Hitleri dëshirojnë ta kenë Evropën nën kontroll”, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Më […]
Në një konferencë me gazetarë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “operacioni special në Ukrainë do të vazhdojë”, teksa ka karahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Napolen Bonapartën edhe Hitlerin, pasi që sipas tij, “ShBA, njejtë si Napoleoni dhe Hitleri dëshirojnë ta kenë Evropën nën kontroll”, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Më poshtë mund të gjeni pjesët kryesore të konferencës me gazetarë të diplomatit rus.
“Napoleoni dhe Hitleri kanë pasur për qëllim që ta keni nën kontroll të gjithë Evropën- tani amerikanët e kanë Evropën nën kontroll. Kjo situatë ka dëshmuar se çfarë roli ka BE në situatën globale. Zelenskyy është presidenti i parë çifut që po lejon Nazismin”
“Qëllimi ynë i vetëm në Ukrainë nuk është vetëm demilitarizimi dhe denazifikimi”.
“Jemi të bindur që po veprojm mirë, është keq që po vdesin njerëzit e pafajshëm”
“Banorët e Krimeas janë sulmuar, askush nuk ka folur”
“Regjimi në Kiev ka përdorur dhune ndaj Krimeas, e ka shkelur marrëveshjen e Minskut”
“Jemi të gatshëm për negociata”
“Do të vazhdojmë operacionin special”
“Do të doja të theksoja se deklaratat e politikanëve perëndimorë po përsërisin luftën nukleare. Kjo nuk është në mendjet e rusëve. Ne nuk do të lejojmë që disa provokime të na prishin balancin, por nëse ata duan të nisin një luftë kundër neve, ata duhet të mendojnë mirë”.
Në fund ai foli edhe për vrasjet e civilëve, teksa tha se “çdo jetë e humbur është shumë e çmuar”
“Shprehë ngushëllime për jetët e humbur”
“Nuk arsyetoj aksionet ndaj civilëve”












