Lavrov: Me Kinën jemi mirë si kurrë më parë, ja qysh mund të ndodhë një takim Putin – Zelensky

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë shkurt se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë në nivelin më të lartë se kurrë më parë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Kina mbetet një nga shtetet e pakta që nuk ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, dhe ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve të […]
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë shkurt se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë në nivelin më të lartë se kurrë më parë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Kina mbetet një nga shtetet e pakta që nuk ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, dhe ka qenë shumë kritike ndaj sanksioneve të Perëndimit dhe është shprehur kundër përpjekjes për përjashtimin e Rusisë nga grupi G7.
Lavrov gjithashtu duket se mohoi mundësitë për bisedimet direkte në mes dy presidentëve, Putin dhe Zelenksy, duke thënë se kjo do të ishte “kundër-produktive”. Retuers citon diplomatin rus duke thënë se ‘ky takim mund të ndodhë vetëm atëherë kur dy palët janë afër të pajtohen në çështjet kyçe’
Në anën tjetër, këshilltari nga Ministria e Brendshme e Ukrainës, Vadym Denysenko, tha më herët se ai nuk pret “ndonjë përparim në çështjet kryesore” në bisedimet që priten të fillojnë sot.












