Latifi: Është dashur të pushtohet Beogradi me 1999, si Berlini me 1945

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratat kërcënuese të zyrtarëve të lartë të Serbisë ndaj Kosovës, duke thënë se Beogradi është dashur të pushtohet më 1999, shkruan Gazeta Periskopi. Latifi ka thënë se në këtë kohë të zgjedhjeve në Serbi ata po përpiqen që ta fitojnë ndonjë votë përmes retorikës nacionaliste. Ai ka thënë se […]
Latifi ka thënë se në këtë kohë të zgjedhjeve në Serbi ata po përpiqen që ta fitojnë ndonjë votë përmes retorikës nacionaliste.
Ai ka thënë se secili në Serbi po tregohet më çetnik se tjetri.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Në Serbi ka zgjedhje. Do të thotë se është koha kur secili që është në garë lufton për të marrë ndonjë votë përmes retorikës nacionaliste për Kosovën. Në këtë garë secili synon të duket ma nacionalist se tjetri.Ma çetnik se tjetri. Ma i gatshëm se tjetri për të marshuar me tankse në drejtim të Kosovës. Secili ma prorus se tjetri. Kështu, secili, dhe të gjithë bashkë, e japin pasqyrën e një shteti abnormal, pasqyrën e një shteti ku kriminelët e luftës nderohen si heronj dhe kthimi në vendin e krimeve të tyre u premtohet si vizion jetësor gjeneratave të ardhshme.
Krejt kjo është pasojë e faktit se Perëndimi e ka lënë në gjysmë ndëshkimin e fashizmit serb të fundshekullit XX.
Është dashur të pushtohet Beogradi me 1999, si Berlini me 1945. Sot nuk do ta kishim këtë Serbi abnormale, që tërë kohën kërcënon fqinjët dhe e vetmja në gjithë Europën që mbanë anën e Rusisë në luftën e Ukrainës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












