Kuvendi shkel ligjin në tenderin për auditimin e financave të partive, ia përshtatë kriteret kompanive të caktuara

Kuvendi shkel ligjin në tenderin për auditimin e financave të partive, ia përshtatë kriteret kompanive të caktuara

Institucioni që aprovon ligjet, Kuvendi i Kosovës ka shkelur vet ligjin, në tentim për të lidhur një kontratë për auditimin e financave të partive politike. Zyra e prokurimit të Kuvendit më 7 shkurt ka hapur tender për “Auditimi i raporteve vjetore financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitin 2021”. […]

Zyra e prokurimit të Kuvendit më 7 shkurt ka hapur tender për “Auditimi i raporteve vjetore financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitin 2021”.

Zyrtarët e Kuvendit kanë vendosur kritere diskriminuese në dosjen e tenderit që favorizojnë kompani të caktuara, shkruan Periskopi.com.

Tentativa për të favorizuar kompani të caktuara, ose diskriminuar garues tjerë, i ka shkuar huq.

Vendosjen e kritereve të kundërligjshme e ka vërejtur Agjencia Kundër Korrupsionit -AAK, e cila menjëherë i ka drejtuar një opinion me sugjerime që të bëjë përmirsimet në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë.

“AKK ka vërejtur se tek rubrika “kapacitet teknike dhe profesionale”, Autoriteti kontraktues ka kërkuar nga kompanitë të ofrojnë dëshmi se kanë përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë, në total në vlerë jo më pak se 45, 000.00 euro. Kurse, tek Dëshmia e kërkuar dokumentare: është kërkuar si në vijim: Një listë e cila paraqet kontratat e natyrës së ngjashme të përfunduara në tri vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë, ku specifikohet data e përfunduar, lloji i shërbimeve të përfshira, pranuesi i shërbimeve, shuma e kontratës në total në vlerë jo më pak se 45, 000.00 euro. Dëshmi më shkrim (referencë, certifikata, raporte ose dokumente tjera të barasvlershme) të lëshuara nga pranuesi i shërbimeve për këto kontrata të përfunduara të paraqitura në listë, ku në dëshmi duhet të jetë e shënuar edhe vlera e përfunduar e kontratës në total jo më pak se 45, 000. 00 euro. Kërkese kjo për të cilën AKK konsideron se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit në fuqi për prokurimin publik, më saktësisht me nenin 69”, thuhët në opinionin e AKK-së që e ka parë Periskopi.

Kundër korrupsioni ka konsideruar se prokurimi i Kuvendit nuk ka pasur të drejt të bëjë kufizimin e numrit të kontratave dhe referencave në vlerën e caktuar. “E rëndësishme për Autoritetin kontraktues është që të vërtetojë se operatorët ekonomik përmbushin vlerën minimale e cila është kërkuar nga ana e Autoritetit kontraktues, pavarësisht numrit të kontratave dhe referencave. E jo si në rastin konkret ku është kërkuar numri i kontratave dhe referencave në vlerë të caktuara”, thuhet tutje në këtë opinion.

Po ashtu, në paragrafin 2 të nenit 7 thuhet se: Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutoje asnjë aspekt të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që redukton konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose diskriminon në dëm ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik. Andaj, Kundër korrupsioni ka konsideruar se kërkesat e tilla si në rastin konkret e kufizojnë konkurrencën e lirë dhe diskriminojnë operatorët ekonomik të cilët kanë një kapacitet të kënaqeshem ekonomik, teknik -profesional.

“Vendimet e Autoritetit Kontraktues, konsiderojmë se bien ndesh me nenin 7, Barazia në Trajtim /Jo Diskriminimi, nenin 27 Dosja e tenderit, nenin 69 kapacitet teknike /profesionale të Ligjit për Prokurimin Publik. Konsiderojmë se shkeljet e tilla nuk duhet lejuar në aktivitetin e prokurimit, andaj Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandon që të evitohen këto shkelje, përmes njoftimit standard për informata shtesë dhe për përmirësimin e gabimeve, duke i njoftuar Operatorët të cilët e kanë tërhequr dosjen e këtij tenderi”, thuhët tutje në raportin e AKK-së.

Siç ka parë Periskopi, Zyra e prokurim të Kuvednit e ka pranuar opinion e AKK-së, dhe sipas njoftimit në ueb-faqen e KRPP-së, shihet se janë hequr njoftimet diskriminuese dhe është publikuar formulari standart më përmirësime. Megjithkëtë procesi i kunderligjshëm ka trembur kompanitë. Gjatë ditës së djeshme, prokurimi i Kuvendit ka bërë njoftim në KRPP se e ka anuluar në tërsi këtë proces të porkurimit për ta tenderuar nga fillim. Kjo më arsytimin se nuk është pranuar asnjë ofertë edhe pas përmirësimit të shkeljeve.

Për këtë aktivitet të prokurimit ishte aplikuar procedurë e hapur, kontratë për shërbime e vlerës së mesme të parashikuar në shumën prej 30 mijë eurove. Para pak ditëve partitë politike kanë dërguar në KQZ raportet e pasqyrave financiare të shpenzuara në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2021. /PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?