Kurtin e pyesin gazetarët rreth kundërshtimit të Adem Demaçit për Rambujenë: Ja si përgjigjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga mediat të enjten për kundërshtimin e veprimtarit Adem Demaçit për Marrëveshjen e Rambujesë në vitin 1999 me arsyetimin se e njëjta e kthen Kosovën në Serbi, ani se ish – sekretarja amerikane në atë kohë Madeleine Albright kishte insistuar për një gjë të tillë. Kryeministri Kurti, i […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga mediat të enjten për kundërshtimin e veprimtarit Adem Demaçit për Marrëveshjen e Rambujesë në vitin 1999 me arsyetimin se e njëjta e kthen Kosovën në Serbi, ani se ish – sekretarja amerikane në atë kohë Madeleine Albright kishte insistuar për një gjë të tillë.
Kryeministri Kurti, i cili në periudhën e kësaj marrëveshjeje punonte në Zyrën e përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Adem Demaçi, theksoi se në atë kohë ka pasur shumë bisedime e negociata dhe ‘baca Adem” gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar.
Sipas tij, rezistenca e Adem Demaçit ishte në mirën e Kosovës.
“Në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur shumë dokument propozime për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, të cilët kishin më tepër në fokus paqen dhe ndaljen e luftës. Në atë kohë ka pasur shumë bisedime e negociata dhe baca Adem gjithmonë ka kërkuar më shumë se që është ofruar. Ndërhyrja e NATO-s në pranverën e vitit 1999 erdhi për shkak se kasapi i Ballkanit, Millosheviqi nuk pranonte asnjë dokument në të cilin kishte shumë gjëra të favorshme për të dhe në anën tjetër masakra e Reçakut e 15 janarit të atij viti tregonte qartë se një Srebrenicë e dytë po përgatitej në Kosovë. Raportet tona me ShBA në çdo kohë, në cilën do situatë që jemi përballur kanë qenë gjithmonë të mira dhe të gjitha diskutimet që kanë ndodhur nga figurat politike përfshirë edhe simbolin tonë të rezistencës Adem Demaçi kanë qenë për të mirën e Kosovës dhe kombit shqiptarë dhe gjithmonë ka pasur kuptim e mirëkuptim nga aleati ynë i pazëvendësueshëm dhe partneri kryesorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Kurti.
Këto komente kryeministri Kurti i bëri gjatë homazheve para bustit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në Prishtinë.












