Kurti: Sot 23 vjet fitoi drejtësia jonë dhe e NATO-s

Kurti: Sot 23 vjet fitoi drejtësia jonë dhe e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti, kujton 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. Në një shkrim të gjatë në Facebook, Kurti lidh rrethanat e asaj kohe me rrethanat e sotme në Ukrainë. “Fitorja jonë ishte e dyfishtë: ndjenja jonë e drejtësisë fitoi, dhe kjo drejtësi nuk ishte vetëm ajo e jona, por edhe ajo e […]

Kryeministri Albin Kurti, kujton 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Kurti lidh rrethanat e asaj kohe me rrethanat e sotme në Ukrainë.

“Fitorja jonë ishte e dyfishtë: ndjenja jonë e drejtësisë fitoi, dhe kjo drejtësi nuk ishte vetëm ajo e jona, por edhe ajo e shteteve më të fuqishme e demokratike, e NATO-s. Takimi ynë ishte një shembull i shkëlqyer i hetimit të brendshëm perëndimor mbi vërtetësinë e halleve dhe lirinë e popujve, pavarësisht sa të mëdhenj, a të vegjël të jenë këta popuj dhe ato shoqëri. Ndjenja e lirisë dhe drejtësisë varet nga shpirti e jo nga trupi”, shkruan Kurti.

Shkrimi i plotë:

23 vite pas 24 marsit

Jemi në kohën e përplasjes së demokracisë me dramën e vonesës dhe mungesës së vet, me dramën e lëshimeve dhe moskuptimeve. Duket se ajo çka kemi mësuar deri këtu duhet përsëritur në çdo kohë e brez. Një vend si i yni dhe një shoqëri si e jona e kuptojnë këtë dramë më mirë e më nga afër. E kemi ende në lëkurën tonë e përpiqemi mos ta harrojmë. Viktima harrohet shpejt, krimi fashitet shpejt. As njohja e viktimës e as rikujtimi i krimit nuk duhet të kenë moshën e individit njerëzor, por moshën e dijeve publike.

Sot, kur ka kaluar pothuaj një kohë brezi, ne na thërret një kujtesë sa e rëndë po aq e lavdishme. Populli, shoqëria jonë kërkonte në konfigurimin e ri botëror një drejtësi të re, një drejtësi më të drejtë: dinjitetin që i jepet shpirtit dhe moralit, përmasën demokratike dhe sovrane të zhvillimit. Nuk kishte kaluar as një dekadë prej rënies së murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore përcillte jo me të njëjtën kthjelltësi shembjen e madhe të ideologjisë dhe rehabilitimin e popujve. Ne na u desh ta merrnim mbi supet tona këtë peshë. Brenda një kohe të shkurtër na duhej të ndërtonim bindjen për lirinë deri në rezistencë kolektive, rezistencën kolektive deri në rezistencë universitare, rezistencën universitare deri në rezistencë ushtarake.

E ardhur nga një popull jo i madh, kjo trajektore formësonte, pas shembjes së ish Jugosllavisë dhe pas krimeve monstruoze në Bosnjë, një komplikim të ri dhe një telash të madh për institucionet që më së shumti kishin dijen e demokracive perëndimore. Ky problem kërkonte një llogaritje të re. Rruga jonë kishte qenë nga paqja te lufta, dhe perëndimi kërkonte ta niste nga dialogu për ta shmangur luftën. Demokracia ka ndot nga lufta, sepse kjo ia shfaq hapur defektet e kuptimit dhe gjuhës, ndërgjegjes mbi të shkuarën dhe projektimit në të ardhmen. Duhet ta themi se shoqëritë demokratike kanë qëmtuar më së shumti natyrën e aparateve të krimit dhe e kanë mbajtur gjallë diskutimin e tyre publik.

Por, në intensitetin e paparë të ngjarjeve dhe viktimave civile, dialogu tregoi pamundësinë e vet. Përfytyrimet nuk flisnin të njëjtën gjuhë. Nga ana tjetër e ardhmja vihej në shfrytëzim të një të shkuare fiktive.

Sot, në këtë aktualitet të rëndë, kur po prodhohen viktima civile në një shtet të Evropës prej një aparati ushtarak shtetëror, ne mund të themi me siguri maksimale të ripërtërirë se data 24 mars 1999 është rikonfirmuar në vërtetësi.

Ç’është kjo dialektikë që e përcaktonte vërtetësinë e ndërhyrjes së Aleancës më të madhe ushtarake të historisë në rajonin e Ballkanit? Rrugëtimi i çlirimit përputhet me pritshmëritë e shteteve demokratike, por shtetet demokratike funksionojnë me shpresën e projektimit të njëkohshëm të shijeve dhe dijeve. Me prirjen e natyrshme pro-evropiane e pro-perëndimore, edhe pse nën apartheid, ne e kishim dijen intime të të gjitha fazave. Në një kohë të shkurtër edhe Perëndimi demokratik dhe liberal i përshkoi të gjitha fazat e domosdoshme të reflektimit politik, sociologjik, historik.

Dy trajektoret tona u përputhën me përmbylljen e këtij procesi në bashkërendimin e ushtrisë sonë me Aleancën ushtarake të NATO-s. Ne u takuam në pikën ku prekeshin trajektorja e bindjes dhe rezistencës sonë me trajektoren e reflektimit dhe dialogut të brendshëm të demokracive që përfshiheshin në NATO. Për këtë kemi të gjitha arsyet të jemi krenarë. Drejtësia jonë, në atë datë 24 mars të 23 viteve më parë, konfirmoi se rrugëtimi ynë i pavarur ishte i njëjtë me reflektimin e vendeve me demokracinë më të zhvilluar në këtë rruzull. Fitorja jonë ishte e dyfishtë: ndjenja jonë e drejtësisë fitoi, dhe kjo drejtësi nuk ishte vetëm ajo e jona, por edhe ajo e shteteve më të fuqishme e demokratike, e NATO-s. Takimi ynë ishte një shembull i shkëlqyer i hetimit të brendshëm perëndimor mbi vërtetësinë e halleve dhe lirinë e popujve, pavarësisht sa të mëdhenj, a të vegjël të jenë këta popuj dhe ato shoqëri. Ndjenja e lirisë dhe drejtësisë varet nga shpirti e jo nga trupi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?