Kurti-serbëve: Mos protestoni, s’ka rrethana

Kurti-serbëve: Mos protestoni, s’ka rrethana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se protestat e paralajmëruara nga serbët e Kosovës, për, siç u tha, moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, janë të panevojshme. “Ju bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos organizojnë dhe të marrin pjesë në protesta të tilla”, tha Kurti të hënën në një […]

“Ju bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos organizojnë dhe të marrin pjesë në protesta të tilla”, tha Kurti të hënën në një konferencë për shtyp.

“Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por më besoni që me kompetencë, jo vetëm nga përvoja, por edhe nga rrethanat politike, në të cilat ndodhemi, gjeopolitike, të sigurisë – protestat nuk janë rrugë e duhur përpara. Zyra ime është e hapur për të gjitha ankesat për çfarëdo shkelje të të drejtave”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç dëshiron Kosova dhe siç kërkon Bashkimi Evropian.

Të martën, nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët do të protestojnë në jug dhe veri të Ibrit të premten lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur që zgjedhjet serbe të mos mbahen në Kosovë.

Ai tha se ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Nuk do të thosha që Qeveria ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake, natyrisht që paraqet kushtin për mbajtjen e atyre zgjedhjeve, e i cili kusht nuk është plotësuar. Ne kemi pritur shkëmbim normal të letrave të kërkesës së tyre, të trajtimit tonë, por kjo nuk ka ndodhur”, tha Kurti.

Kurti shtoi se marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet të jetë me anë të shkëmbimit të letrave ndërmjet Qeverie së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë.

“Ne jemi instancat – autoritetet e vendeve përkatëse – që do të duhej të merreshin vesh në mënyrë që të zhvilloheshin ato zgjedhje. Kështu siç është, çështja ka marrë kahe tjetër”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 22 mars se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.

Ai ka shtuar që Serbia nuk do të bëjë një gjë të tillë dhe ka thënë që serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi më 3 prill.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?