Kurti për rritjen e pensioneve të veteranëve: S’po muj me folë tash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësine e rritjes së pensioneve të veteranëve, shkruan Gazeta Periskopi Ai ka thënë se s’mund të flas tani për këtë temë. Kurti ka thënë se nuk duhet të lidhet paga minimale me ngritjen e pensioneve, meqë paga minimale lidhet me ekonomik dhe jo me histori. I pyetur nëse […]
Ai ka thënë se s’mund të flas tani për këtë temë.
Kurti ka thënë se nuk duhet të lidhet paga minimale me ngritjen e pensioneve, meqë paga minimale lidhet me ekonomik dhe jo me histori.
I pyetur nëse me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet e veteranëve, Kurti ka thënë se lidhja e kontributit në luftë me pagën minimale nuk është në rregull.
“Unë nuk besoj që duhet të ketë lidhje të tillë midis kontributit dhe pagës minimale. Paga minimale lidhet me ekonomi, me marrëdhëniet ekonomike, nuk lidhet me historinë. Duhet ta bëjmë një rishikim të kësaj çështje edhe nuk mund të flas tash. Nuk është mirë të krijojë pritje që deformojnë të ardhmen…besoj që do të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Lidhja e kontributit në luftë me pagën minimale nuk është në rregull”, ka deklaruar Kurti. /PERISKOPI












