Kurti kopjoi Zelenskyn thotë analisti boshnjak

Njohësi i rrethanave të Ballkanit Perëndimor, Jasmin Mujanoviq, ka ngritur një paralele ndërmjet adresimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mënyrën e adresimit në gjuhën serbe dhe ruse në fjalimet e tyre. Mujanoviq ka shpërndarë videon e djeshme të Kurtit, i cili bëri apel nga serbët e Kosovës të besojnë në […]
Njohësi i rrethanave të Ballkanit Perëndimor, Jasmin Mujanoviq, ka ngritur një paralele ndërmjet adresimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mënyrën e adresimit në gjuhën serbe dhe ruse në fjalimet e tyre.
Mujanoviq ka shpërndarë videon e djeshme të Kurtit, i cili bëri apel nga serbët e Kosovës të besojnë në institucionet e vendit dhe të mos bien pre e regjimit të Beogradit, duke implikuar ngjashmëri me Zelenskyn.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u drejtohet serbëve në Kosovë në serbisht duke u kërkuar atyre që të refuzojnë ndikimin dhe ndërhyrjen e “regjimit autoritar në Beograd”. E frymëzuar qartë nga fjalimi i fundit i Zelenskyy në gjuhën ruse”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.
Kosovo PM @albinkurti addresses Serbs in Kosovo in Serbian urging them to reject influence & interference of “the authoritarian regime in Belgrade”. Clearly inspired by Zelenskyy’s recent Russian language address. Still remarkable. Video via @admirim. pic.twitter.com/s1gYMw9Xeb
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) March 25, 2022












