Kurti fton norvegjezët që të investojnë në energjiken e Kosovës

Kurti fton norvegjezët që të investojnë në energjiken e Kosovës

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Norvegji, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga ministri i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe partneritetit të ngushtë, Kosova dhe Norvegjia mund të bëjnë më […]

Si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe partneritetit të ngushtë, Kosova dhe Norvegjia mund të bëjnë më shumë dhe më mirë, u shpreh kryeministri Kurti gjatë takimit.

Ai foli për progresin në një vit qeverisje, angazhimin e shtuar të institucioneve në luftimin e korrupsionit, për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe për prioritetet e qeverisë në fushën e energjisë. Duke marrë si shembuj parkun e sapo inauguruar të erës, “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MË dhe 27 turbina dhe projektin 64 milionësh “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MË që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë me sipërfaqe prej 69 mijë m2, kryeministri tha se energjia e erës dhe ajo solare janë dy mundësi shumë të mira të energjisë alternative, por në të njëjtën kohë edhe mundësi investimi në Kosovë. Me këtë rast, ai bëri i ftesë qeverisë dhe investitorëve norvegjezë që të hulumtojnë mundësitë e investimit të kapitalit në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për raportin e pronësisë shtetërore dhe rolin e kompanive private me burimet natyrore e publike në Norvegji, me theks te burimet e energjisë. Ndërkaq, kryeministri Kurti potencoi rëndësinë e përgatitjes së kuadrove të rinj, që u përgjigjen nevojave për një ekonomi të gjelbër dhe për synimin e qeverisë që të lidhë arsimin me kërkesat e tregut. /PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?