Kurti: E di që vendet e QUINT-it dhe BE-së më kanë kritikuar, por nuk kemi çfarë të bëjmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, përcjell Periskopi. Kurti ka thënë se e di që edhe vendet e QUINT-it edhe të BE-së e kanë kritikuar dhe gjithashtu e di se janë angazhuar të gjejmë një zgjidhje, megjithatë thotë se i […]
Kurti ka thënë se e di që edhe vendet e QUINT-it edhe të BE-së e kanë kritikuar dhe gjithashtu e di se janë angazhuar të gjejmë një zgjidhje, megjithatë thotë se i vjen keq për këtë.
“Janë praktikat më të mira ndërkombëtare, ka shumë marrëveshje tëë BE-së që dakordohen për mbajtjen e zgjedhjeve. Janë zyrat ndërlidhëse, posta por nëse ka edhe forma të tjera apo ide sigurisht se do të i konsiderojmë, por duhet të dialogojmë për këtë gjë dhe të mirremi vesh.
Më vjen keq që nuk shënuan kërkesë tek Republika e Kosovës, dihet që ata me mua po takohen në Bruksel. Janë 33 marrëveshje që janë të bëra me kryeministra të Kosovës para meje, rrjedhimisht edhe tash do të duhej të kishim një marrëveshje por nuke e kemi, dhe është për të ardhur keq.
Quinti kërkon poashtu marrëveshje. Edhe ata janë të pajtimit që duhet të ekzistojë një dakordim mes palëve. Unë fillimisht nuk jam pajtuar me mënyrën se si zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, i shkruan OSBE-së në Kosovë. Pra, nuk i shkruan Qeveria e Serbisë OSBE-së në Kosovë por i shkruan ajo zyre. Kjo ndodh sepse dëshirojnë të thojnë që kjo është OSBE-ja në Kosovë që është në Serbi.
Unë e di që edhe vendet e QUINT-it edhe të BE-së më kanë kritikuar dhe gjithashtu e di se janë angazhuar sinqerisht të gjejmë një zgjidhje, dhe më vjen keq që nuk e kemi gjetur këtë zgjidhje.
Jam munduar me mish e me shpirt që të jem shumë aktiv në biedime për marrëveshje. Nuk e kemi arritur, jemi ku jem, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk pata mundësi ta ndjekë fjalimin e Presidentit të Serbisë sepse isha në një Zoom me tre kongresët amerikanë por ajo çfarë pashë është fotografia”, ka thënë Kurti./ Periskopi/












