Kur ishte hera e fundit që znj. Albright vizitoi Kosovën

Ish sekretarja amerikane e Shtetit dhe mikja më e madhe e shqiptarëve, Medeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Albright për herë të fundit në Prishtinë kishte qenë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve […]
Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.
Albright për herë të fundit në Prishtinë kishte qenë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s dhe hyrjes së trupave tokësore, që mundësuan përfundimin e luftës në Kosovë.
Albright, së bashku me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, marrën pjesë në aktivitetet shtetërore të organizuara për të shënuar këtë përvjetor.
Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë.












