Ku mbetën kinezët? Lumiri dhe Memli e sosin me shikueshmëri Kurtin

Intervistat e kryeministrit Kurti, ku më shumë ngjasojnë në konferenca e ku nënkuptohet pamundësia për t’u ballafaquar e sfiduar me pyetje, duket se po i bëhen bajat popullit. Derisa kryetari i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, ishte në emisionin e debatit të Pressingut në T7, qytetarët qartazi kishin interesim më shumë për ta ndjekur atë, sesa kryeministrin. […]
Derisa kryetari i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, ishte në emisionin e debatit të Pressingut në T7, qytetarët qartazi kishin interesim më shumë për ta ndjekur atë, sesa kryeministrin.
E më pas, një shikueshmëri shumë më e madhe, vërehet te intervista e Memli Krasniqit, kryetar i PDK-së në Klan K, ku kishte një epërsi prej 12 mijë shikuesve.
Po ju sjellim pamjet më poshtë, ku z.Kurti ndiqet nga 6 mijë shikues ndërkaq z. Abdixhiku nga 10 mijë sosh si dhe Memli Krasniqi me 12 mijë shikues [deri në momentin kur ne e vërejtëm].
Madje Abdixhiku në Pressing dikur tejkalon parashikimet me mbi 23 mijë shikues.



Ndryshe, kryeministri Kurti nuk ka thënë absolutisht asgjë të re në intervistën e re. Pothauajse të gjitha çështjet që i foli, sidomos gazetarët kanë mundur t’i dëgjojnë vazhdimisht nëpër konferenca për media por duket se edhe qytetarëve po iu tingëllojnë bajat.
Kujtojmë se Vetëvendosje ishte kritikuar gjatë fushatës së fundit zgjedhore, për fryrje të shikueshmërisë së intervistave ku ftohej Kurti./Periskopi/












