Kryetari i Suharekës rrogën e shkurtit e jep për Fondin për Siguri

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kaloj në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës. Ai tha se konsideron që është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj. “Si ushtarak me profesion, por edhe si […]
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kaloj në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës.
Ai tha se konsideron që është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj.
“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.
Tutje, i pari i komunës së Suharekës u ka bërë ftesë deputetëve, ministrave dhe udhëqësve të dikastereve të tjera që t’i ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit.
“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë Muharremaj, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore.












