Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, takon shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shkruan Gazeta Periskopi. Në këtë takim ata kanë diskutuar për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta që pritet t’i bëjën më 3 maj-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. I pari […]
Në këtë takim ata kanë diskutuar për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta që pritet t’i bëjën më 3 maj-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
I pari i OSBE-së në Kosovë ka përgëzuar AGK-në për punën që ka bërë deri tani si dhe ka premtuar mbështetje edhe më tutje.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë të tjerë të OSBE-së në Kosovë.
Këtu keni njoftimin e plotë nga AGK:
“Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, sot priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, Ambasadorin Michael Davenport.
Në takim u diskutua për gjendjen e lirisë së mediave në vend, projektet e përbashkëta që priten të implementohen në muajt pasues, si dhe shënimin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Ambasadori Davenport përgëzoi AGK-në për punën e bërë deri më tani si dhe u zotua që të vazhdojë përkrahjen për aktivitetet e ardhshme.
Në këtë takim prezent ishin gjithashtu Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Shefi i Seksionit për Media në Departamentin e Demokratizimit në OSBE, Dane Koruga dhe Dorin Vremis – asistent pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së në llogarinë e tyre në Facebook. /PERISKOPI












