Kryeministri i Izraelit telefonoi Zelenskyn pas takimit me Putin

Kryeministri i Izraelit telefonoi Zelenskyn pas takimit me Putin

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett, ka flutuar sot drejt Moskës për ta takuar presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje të re për ta bindur atë që ta ndal luftën në Ukrainë. Korrespondentja e CNN për Izrael, Hadas Gold ka dhënë detaje nga takimi, duke raportuar se takimi mes Bennett dhe Putin është mbajtur me […]

Korrespondentja e CNN për Izrael, Hadas Gold ka dhënë detaje nga takimi, duke raportuar se takimi mes Bennett dhe Putin është mbajtur me autorizimin dhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“The Jerusalem Post”, ka publikuar detaje të reja nga takimi, ku bëhet e ditur se pas takimit treorësh me Putin, Bennett ka flutuar drejt Berlinit për ta zhvilluar një takim të paracaktuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, transmeton Gazeta Express.

Sipas një burimi diplomatik të JP, Bennett dhe Putin kanë disktuar për luftën në Ukrainë si dhe për situatën e izraelitëve dhe komuniteteve të hebrenjve si rezultat i konfliktit.

Siç bëhet e ditur, Bennett e ka informuar paraprakisht për takimin me Putin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e ka telefonuar për të dytën herë pas mbarimit të tij, para se ta linte Moskën.

Përveçse me SHBA-në, shkruan “ The Jerusalem Post”, Bennett është koordniuar edhe me Francën dhe Gjermaninë. Turqia është informuar po ashtu lidhur me takimin e mbajtur, meqë kryeministri izraelit ka fluturuar mbi qiellin turk.

Përveç tjerash, Putin dhe Bennett kanë diskutuar edhe për situatën në Iran, ku kryeministri izraelit ka shprehur kundërshtimin e tij për t’u kthyer te marrëveshja nukleare e vitit 2015.

Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Izraeli është përpjekur që të bëhet balancë në sigurinë ndërkombëtare, duke u koordinuar me Rusinë si dhe me aleatin e tij strategjik, SHBA-në.

Izraeli e ka votuar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, por Bennett ka qenë i kujdesshëm në fjalorin e tij lidhur me Rusinë. Së fundmi, ai ka shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe ka bërë thirrje për negociata.

Bennett është kryeministri i parë nga një vend demokratik që takon Putinin pas pushtimit tashmë dhjetëditor të Ukrainës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?