Kryediplomati ukrainas në kufi me Poloninë takohet me Sekretarin Blinken, kjo është kërkesa e tij

Kryediplomati ukrainas në kufi me Poloninë takohet me Sekretarin Blinken, kjo është kërkesa e tij

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takuan në kufirin e Ukrainës me Poloninë, të shtunën për të diskutuar përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë gjatë kësaj lufte. Mes sigurisë së rreptë, Blinken dhe Kuleba zhvilluan bisedime në një tendë në kufi. Kryediplomati […]

Mes sigurisë së rreptë, Blinken dhe Kuleba zhvilluan bisedime në një tendë në kufi. Kryediplomati ukrainas tha se Ukraina ka nevojë për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“E gjithë bota qëndron me Ukrainën, ashtu si unë jam këtu në Ukrainë me mikun tim, kolegun tim”, tha Blinken.

Ndërsa kryediplomati ukrainas tha se”Shpresoj se populli i Ukrainës do të jetë në gjendje ta shohë këtë si një manifestim të qartë se ne kemi miq që fjalë për fjalë na qëndrojnë pranë.”

Të dy diskutuan sigurimin e armëve për Ukrainën dhe fushatën për të izoluar Rusinë ndërkombëtarisht dhe për të dëmtuar ekonominë e saj me sanksione, tha Kuleba, shkruan Reuters.

Ministri i jashtëm ukrainas tha se Ukraina do ta fitojë luftën e saj me Rusinë përfundimisht, tha ai, por mbështetësit e saj ndërkombëtarë duhet të ofrojnë më shumë ndihmë për t’i dhënë fund konfliktit më shpejt.

“Ukraina ka nevojë veçanërisht për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, tha ai, duke shtuar se armët anti-ajrore Stinger të ofruara nga vendet perëndimore po ndihmojnë. Forcat ukrainase rrëzuan tre avionë rusë të shtunën. Nëse vazhdojnë të na ofrojnë armët e nevojshme, çmimi do të jetë më i ulët. Kjo do të shpëtojë shumë jetë”, tha ai.

Kuleba tha se ai nuk pa përparim në bisedimet me Rusinë për një armëpushim që po mbahet në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, por “ne duhet të vazhdojmë të flasim”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?