Kremlini: Bisedimet Rusi-Ukrainë mund rifillojnë të marten, fjalët e Biden janë alarmuese

Kremlini zyrtar të hënën tha se bisedimet e paqes në mes Rusisë dhe Ukrainës mund të vazhdojnë në Turqi të marten dhe shtoi se është e rëndësishme që bisedimet do të mbahen sy më sy pavarësisht progresit të vogël të negociatave deri më tani, shkruan anews, përcjell Periskopi. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i […]
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Tayyip Erdogan u pajtuan të dielen në një bisedë telefonike që bisedimet të mbahen në Istanbul, bisedime të cilat Ankaraja shpreson që do të shpien në armëpushim në Ukrainë.
Turqia ishte shprehur se bisedimet mund të fillojnë të hënën, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka pak mundësi që negociatorët të arrijnë të hënën në Turqi.
Peskov gjithashtu tha se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, se Putin “nuk duhet të mbetet në pushtet” janë alarmuese- duke vazhduar një luftë me fjalë që është rritur në javët e fundit.












