Krasniqi: Marsi do të kujtohet gjithmonë si muaj i sakrificës e i dhembjes

Krasniqi: Marsi do të kujtohet gjithmonë si muaj i sakrificës e i dhembjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar për muajin mars të vitit 1999, në të cilin ndodhën shumë masakra në vende të ndryshme të Kosovës, nga paramilitarët serbë. “Muaji mars, në historinë e Kosovës, do të kujtohet përgjithmonë si muaji i sakrificës e i dhembjes, por edhe i krenarisë sonë të përbashkët. Sulmet, dëbimet, […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar për muajin mars të vitit 1999, në të cilin ndodhën shumë masakra në vende të ndryshme të Kosovës, nga paramilitarët serbë.

“Muaji mars, në historinë e Kosovës, do të kujtohet përgjithmonë si muaji i sakrificës e i dhembjes, por edhe i krenarisë sonë të përbashkët. Sulmet, dëbimet, granatimet, vrasjet e masakrat që u bënë mbi popullsinë civile të Kosovës në javën e fundit të këtij muaji në vitin 1999, do të mbeten përjetësisht të paharruara në kujtesën tonë individuale e kolektive”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se shumë fshatra e qytete të Kosovës u mbuluan me gjakun e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve të pafajshëm e të paarmatosur.

“Në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Celinë, Fortesë, Pastasel, Izbicë, Padalishtë, Kotlinë, Randobravë, Landovicë, Llashticë, Burim, Dumnicë të Epërme, Podujevë, Dardhishtë, Keqekollë, Matiqan, Gjakovë, Mitrovicë, Suharekë, Mamushë, Beleg dhe lokalitete të tjera, u vranë mbi një mijë civilë shqiptarë. ‘Krimi’ i tyre i vetëm ishte që ishin shqiptarë dhe kërkonin lirinë”, u shpreh tutje deputeti në një postim në Facebook.

“Prandaj, dje, sot, nesër dhe secilën ditë tjetër, që të lirë do të jetojmë në Republikën e Kosovës, do të kujtojmë me krenari secilin që dha jetën për lirinë tonë – martirët e kësaj lirie dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbi gjakun e tyre qëndron themeli i shtetit të Kosovës. Lavdi e nderim i përjetshëm për ta!”, përfundoi Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?