KPK-ja reagon pas ndërhyrjes së zyrtarit të LVV-së në përzgjedhjen e Kryeprokurorit

KPK-ja reagon pas ndërhyrjes së zyrtarit të LVV-së në përzgjedhjen e Kryeprokurorit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, por edhe nga shoqëritë civile, që procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të kthehet në pikën zero. Në një komunikatë për media KPK-ja ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të respektojnë pavarësinë e pushtetit prokurorial. “Krejt në fund, KPK-ja […]

Në një komunikatë për media KPK-ja ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të respektojnë pavarësinë e pushtetit prokurorial.

“Krejt në fund, KPK-ja kërkon edhe nga përfaqësuesit politikë të institucioneve të ndryshme që të respektojnë pavarësinë e pushtetit prokurorial dhe të përmbahen nga çfarëdolloj deklaratash politike, të cilat do të vlerësoheshin si ndërhyrje në këtë proces të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, shkruhet në njoftim.

Tutje në reagim shkruhet se procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit deri në këtë fazë ka qenë objektiv, jodiskriminues, transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar plotësisht në meritokraci.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se konkursi për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit duhet të anulohet.

Në këtë përfundim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur bazuar në vlerësimin e organizatave të shoqërisë civile të cilat e kontestuan procesin.

“Konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit duhet të anulohet e të rishpallet, për shkak të shkeljeve, mungesës së transparencës dhe mosgarantimit të paanshmërisë”, tha deputeti i LVV-së, subjektit që udhëheq me pushtetin ekzekutiv. /PERISKOPI

Të fundit
Të ngjashme