Kosova në NATO, Meta ironizon keq me Kurtin e Rizvanollin: SHBA e Perëndimi veq dojnë me na i marr paret…

Bardhyl Meta, përmes një ironizimi është përfshirë në kuadër të debatit për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit të Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Periskopi. Meta ka thënë se Ministrja Artane Rizvanolli dhe Kryeministri Albin Kurti duhe të bëjën një analizë të detajuar financiare për këtë proces njejtë si për projektin e gasjellësit amerikan. Kjo […]
Meta ka thënë se Ministrja Artane Rizvanolli dhe Kryeministri Albin Kurti duhe të bëjën një analizë të detajuar financiare për këtë proces njejtë si për projektin e gasjellësit amerikan.
Kjo kështu, meqë sipas Metës “ShBA e Perëndimi po dojnë me na i marr paret…”
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kosova ne NATO: Besojë se duhet njëhërë – si me “Projektin Amerikan të Gasit” – Ministrja Artane Rizvanolli dhe KM Kurti, ta bëjnë një analizë të detajuar finaciare, kosto-benifiti, se për Zotën, SHBA e Perendimi veq dojnë me na i marr paret… !?”, ka shkruar Meta në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, sot ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar mobilizim digjital popullor për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. /PERISKOPI












