Konjufca: Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar, Albright

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ka thënë se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ka thënë se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat e të gjithëve.
“Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan”.
“Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar!”,ka shkruar Konjufca












