KODET NUKLEARE: Çka janë ato që i ka në dorë Presidenti amerikan dhe qysh e jep urdhrin për shpërthim, minut pas minute

Një pyetje po më mundon në kokën time, që kur filluan storiet me përmendjen e kodeve nukleare. Kur presidenti Donald Trump nisi ta kërcënonte Kim Jong Unin me ‘shkatërrim total’. Kështu e fillon shkrimin e vitit 2017, kolumnistja e Wall Street Journal, znj. Jo Craven McGinty, të cilin po e sjellim të përkthyer më poshtë. […]
Një pyetje po më mundon në kokën time, që kur filluan storiet me përmendjen e kodeve nukleare. Kur presidenti Donald Trump nisi ta kërcënonte Kim Jong Unin me ‘shkatërrim total’. Kështu e fillon shkrimin e vitit 2017, kolumnistja e Wall Street Journal, znj. Jo Craven McGinty, të cilin po e sjellim të përkthyer më poshtë. Duke qenë se kërcënimi i ish-presidentit Donald Trump se mund ta shkatërronte totalisht Korenë e Veriut, znj. McGinty pyet – për ta shkruar shkrimin më poshtë – disa prej njerëzve që marrin vesh në këtë punë. Sa është koha e përgatitjes së një sulmi bërthamor? Cilat janë procedurat? Si quhet i gjithë procesi? Kush e ka në dorë kartelën kryesore dhe kodet që çkodojnë një armë nukleare? Lexoni shkrimin më poshtë…
Nëse do të sulmoheshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kundërsulm do të merrte prej 45 deri në 60 minuta.
SI FUNKSIONOJNË KODET NUKLEARE?
Nëse do të ndodhte një sulm nuklear ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidenti nuk e ka një buton për ta prekur menjëherë. Por ekziston një seri kodesh që duhet të ‘çlirohen’ për të ndërmarrë një anti-përgjigje nukleare.
Nëse presidenti do të dëshironte që të shpërthenin – për shembull – armët që janë të vendosura në tokë (420 sosh) plus 1,000 raketa, do të ishte një shpërthim 30 mijë herë më i madh se bomba që shpërtheu në Hiroshimë.
“Që nga fillimi deri në fund, gjithçka deri te eksplodimi merr rreth një orë ose të paktën 45 minuta”, thotë Bruce G.Blair, studiues i Sigurisë Globale në Universitetin e Princetonit.
Zoti Blair, i cili ka njohuri të dukshme mbi procedurat e një bombe atomike, shpjegon kohën ose rrugën që duhet trasuar për një përgjigje nukleare në rast se Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një sulm të tillë.
Ja qysh shkon procedura për secilin hap, sipas tij:
LËSHIMI I ALARMAIT: 3 MINUTA KOHË
Nëse Komanda Ajrore e Mbrojtjes Hapësinore në Amerikën Veriore e njohur si Norad, që lokacionin e ka në Kolorado, do të detektonte për ajri ose për tokë një provë të sulmit nuklear, menjëherë e dërgon sinjalin në Pentagon.
NJOFTIMI I PRESIDENTIT – 30 SEKONDA DERI NË 1 MINUT KOHË
Pentagoni thërret presidentin dhe njerëzt të tjerë që janë të përfshirë në komandën e ushtrisë amerikanë si dhe këshilltarët.
Ndihma ushtarake prej njoftimit të Presidentit dhe deri tek e gjithë menuja për heqjen e siguresës së një bombe bërthamore, njihet si ‘futboll’.
Për të mos humbur kohë, ekziston edhe mundësia që një gjeneral me katër yje që punon në Komandën Strategjike, do ta njoftonte Presidentin për opsionet bërthamore që ka në dorë.
“Ky njoftim, i merr 1 minut kohë”, sqaron zoti Blair dhe vazhdon “por mund të jetë edhe më i shkurtër, për shembull deri në 30 sekonda”.
VENDIMI PËR PËRGJIGJEN: I MERR 12 MINUTA KOHË
Procesi deri në vendimin e Presidentit për të ndërmarrë një ‘aksion nuklear’ i merr 12 minuta kohë. Pentagoni pret urdhërin, por vetëm pasi të jetë siguruar 100% se personi që po e jep këtë urdhër është me të vërtetë Presidenti.
E qysh m’e vërtetu që është Presidenti, ai që po urdhëron?
“Njeriu që udhëheq gjithë operacionin në dhomën e luftës, e pyet presidentin: “A je gati për vërtetësinë”.
Ky është një standard sfidues dhe sistem replikues aty për aty.
Presidenti përdor një kartelë për ta vërtetuar se është ai dhe ajo kartë quhet ‘BISKOTA’.
“Është një kartelë me numra dhe shkronja”, thotë Bill Gulley, ish-drejtor i Zyrës Ushtarake në Shtëpinë e Bardhë, që shkroi edhe një libër rreth kësaj experience të titulluar ‘Breaking Cover’ më 1980.
“Presidenti, me ndihmën e këshilltarëve ushtarak gjen kodin në kartelën e tij dhe e thotë atë kod”, thotë Blair.
DHËNIA E URDHRIT PËR SULM: I MERR 2 MINUTA KOHË
Pentagoni pra kërkon një urdhër nga Presidenti, që përfshin edhe sistemin e autenticitetit/ vërtetësisë, sistemin e kodeve, kohën kur do të nis sulmi dhe një plan lufte që korrespodon me ‘zgjidhjet nukleare të presidentit si dhe kodet për t’ia hequr siguresën një arme bërthamore’.
EKZEKUTIMI I URDHËRIT: 1 MINUT KOHË
Operatorët që punojnë për lëshimin e një rakete më bazë në tokë, ekzekutojnë urdhrin. Kështu, pasi ta kenë marrë gjithë planin që e përmendëm më lart, ata janë gati t’ia heqin siguresën armës bërthamore.
Kodet e planit të një lufte të tillë, përfshijnë edhe atë se cila raketa do të niset e para.
“Në raketa bërthamore, ka të instaluar kompjuterë që e njohin/lexojnë saktësisht komandën që i jepet paraprakisht sipas planit më lart”, thotë zoti Blair.
ARRITJA E CAKUT TË SULMIT: I MERR 30 MINUTA KOHË
Raketat me bazë në tokë do të arrinin në anën tjetër të planetit (nga Amerika, është fjala) për 30 minuta. Ngjashëm ndodh edhe për një raketë që do t’i drejtohej Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia e kanë këtë kapacitet. Korea Veriore aspiron në këtë program bërthamor./WSJ/Periskopi
Lexo më shumë: Sa armë bërthamore ka Rusia, sa Amerika dhe çka do të nënkuptonte ‘heqja e siguresës’ së tyre për njerëzimin?












