Kina dhe India bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

India dhe Kina janë pajtuar për rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Ukrainë, tha sot Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar pas bisedës me homologun e tij kinez, Wang Yi, shkruan Sky News, përcjell Periskopi. Të dy vendet e shohin Rusinë si aleate dhe kanë refuzuar thirrjet e Perëndimit për dënimin e pushtimit […]
Të dy vendet e shohin Rusinë si aleate dhe kanë refuzuar thirrjet e Perëndimit për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i kishte thënë presidentit kinez, Xi Jingping, se Kina do të përballet me pasoja dhe implikime nëse Pekini e ndihmon Moskën në luftën në Ukrainë, teksa Xi Jingping tha se konflikti duhet të përfundoj sa më parë që është e mundur./PERISKOPI












