Kamberi: Nuk është hera e parë që Serbia synon ta destabilizojë rajonin

Kamberi: Nuk është hera e parë që Serbia synon ta destabilizojë rajonin

Serbia muajin tjetër mban zgjedhjet parlamentare. Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u paraqitën me një listë të përbashkët, në zgjedhjet e 3 prillit shqiptarët do t`i drejtohen kutive të votimit duke pasur dy opsione; Koalicionin e Shqiptarëve të Luginë dhe Alternativën për Ndryshim. Ish deputeti shqiptar në parlamentin […]

Ish deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, tani bartës i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi,  në RTK, tha se zgjedhjet parlamentare në Serbi gjithmonë kanë qenë sfidë për partitë politike shqiptare atje.

“Fatkeqësisht nuk kemi një listë të përbashkët, shkojmë me dy lista të ndara. Ne synojmë të kemi tri mandate në Parlamentin e Serbisë dhe ligji e mundëson këtë”, tha ai.

Qeveria e Serbisë ka vendosur që një pjesë serbëve të Anamoravës, nga ana e Kosovës, të votoi në Bujanoc, dhe kjo mund të ndikojë në destabilizimin e Bujanocit si një qendër neurologjike.

“Nuk e kuptoj pse qeveria e Serbisë i ka sjell serbët të votojnë pikërisht këtu, e jo në vendbanime serbe. Kjo mund ta rëndojë situatën këtu, në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërsa, sa i takon vendimit të Qeverisë Kurti, që të ndalojë mbajtjen e votimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, Kamberi thotë se beson që qeveria e Kosovës, së bashku me miqtë ndërkombëtar, i ka shqyrtuar dhe analizuar mirë pasojat që do të sillte mbajtja e votimeve serbe në Kosovë.

Kurse lidhur me paralajmërimin e serbëve se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, Kamberi thotë se kjo tashmë nuk është asgjë e re.

“Nuk është hera e parë që Serbia synon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga Bosnje e Hercegovine, Mal të Zi e tash edhe në Kosovë, dhe të imponojë ndikimin serb, si thonë ata me fjalorin e ri politik, “bota serbe”, tha ai.

Kamberi thotë se kjo duhet të parë edhe si tentativë e Aleksandër Vuçiqit që të mbledh sa ma shumë vota në Kosovë, të nacionalistëve serbë të ekstremit të djathtë.

Kamberi kritikoi qeverinë serbe edhe për pasivizimin e adresave të shqiptarët, gjë që ka ndryshuar strukturën e banimit në Bujanoc dhe kjo do të ndikojë edhe në përfaqësimin rajonal dhe qendror të shqiptuarve atje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?