Kamberi e përkrahë Abazoviqin, e thumbon Vuçiqin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka ofruar mbështetje Dritan Abazoviqit, të sapozgjedhurit në krye të Malit të Zi si kryeministër, shkruan Gazeta Periskopi. Kamberi ka thënë se ai e mbështetë atë jo vetëm për shkak se është shqiptar por edhe sepse është e kundërta e pushtetit të Vuçiqit. Tutje, Kamberi ka […]
Kamberi ka thënë se ai e mbështetë atë jo vetëm për shkak se është shqiptar por edhe sepse është e kundërta e pushtetit të Vuçiqit.
Tutje, Kamberi ka thënë se zgjedhja e tij si kryeministër është mundësi për fuqizimin e demokracisë atje.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Mbështetje Dritan Abazović për Kryeministër
Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi.
Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar.
E kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












