Johnson: Putini po sillet siç sillej Millosheviqi në vitet e fundit

Johnson: Putini po sillet siç sillej Millosheviqi në vitet e fundit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një intervistë për prestigjiozen “El Pais”, është pyetur për fjalimin e tij në Parlamentin britanik ku e ka krahasuar Vladimir Putinin me Sllobodan Millosheviqin. Johnson thotë se ai beson që është një analogji tepër e ngusht në mes të sjelljeve aktuale të Vladimir Putinit me ato që […]

Johnson thotë se ai beson që është një analogji tepër e ngusht në mes të sjelljeve aktuale të Vladimir Putinit me ato që Sllobodan Millosheviq kishte bërë në vitet e fundit.

“Është shumë interesante që të dy liderët kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy autokratë që synonin rritjen, që kërkonin të forcojnë pozicionin e tyre të brendshëm, dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste”, ka thënë kryeministri Johnson, trasnmeton Gazeta Express.

Johnson thotë se Sllobodan Millosheviq kishte tentuar të bindte serbët se Fushë Kosova është vendi ku “nacionalizmi dhe kombi serb kishte lindur”, dhe thotë se kishte tentuar t’i inspironte serbët me idenë e gabuar” që ai vend “duhej çliruar dhe shpëtuar”.

“Sllobodan Millosheviq e kishte identifikuar vendin e lindjes së nacionalizmit serb, në të vërtet kombit serb, në Fushë Kosovë, dhe ai inspiroi njerëzit e tij me këtë ide të gabuar, që ai [vend], duhej çliruar dhe shpëtuar” ka thënë Johnson.

Ai thotë se ekziston një ngjashmëri shumë e madhe mes këtij gabimi katastrofik të Sllobodan Millosheviqit dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievnin, origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij ndaj Ukrainës.

Johnson ka folur tutje edhe për çështjen e Gjykatës së Hagës dhe provave kundër Rusisë.

“Kur bëhet fjalë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kjo është një çështje e tyre. Do të duhej të ishte mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të trajtohet në Holandë” ka thënë tutje Johnson.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?