Johnson del me propozim 6-pikësh për ta dështuar Putinin në Ukrainë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se duhet bashkuar që ta bëjnë të mundshëm dështimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë. Ai për këtë ka radhitur gjashtë pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi. “Putini duhet të dështojë dhe duhet ta shohim të dështojë në këtë akt […]
Ai për këtë ka radhitur gjashtë pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi.
Gjashtë pikat e propozuara të Johnson:
- Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar
- Mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e vet
- Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit
- Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çka Rusia është duke bërë në Ukrainë
- Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzim, por vetëm mbi baza të një pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës
- Fillimi i një kampanje të shpejtë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në hapësirën euroatlantike
Putin must fail and must be seen to fail in this act of aggression.
We must come together under a six point plan of action to ensure Putin fails in his ambitions.
The world is watching. It is not future historians but the people of Ukraine who will be our judge. pic.twitter.com/mHm0cKAc4H
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 6, 2022












