Jo ‘votuesit me të drejtë vote’ , Kurti-BE’së e OSBE’së: Mos e legjitimoni tendencën e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka nisur një letër Bashkimit Evropian, lidhur me kërkesën e autoriteteve të Serbisë që Kosova të bashkëpunojë me OSBE-në për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Periskopi. Tutje Kurti thekson se si Serbia përdor terme si ‘votues me të drejtë vote’, […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka nisur një letër Bashkimit Evropian, lidhur me kërkesën e autoriteteve të Serbisë që Kosova të bashkëpunojë me OSBE-në për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Periskopi.
Tutje Kurti thekson se si Serbia përdor terme si ‘votues me të drejtë vote’, me ç’rast kërkon nga BE e OSBE të mos e legjitimojnë një gjë të tillë.
Në veçanti, Beogradi e përdor termin “votuesit me të drejtë vote” për t’iu referuar serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. Mirëpo, kjo është sipas regjistrit civil të përcaktuar dhe të poseduar nga strukturat komunale ilegale të Serbisë në Kosovë, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe ligjet tona. Është me rëndësi që kjo orvajtje të mos legjitimohet nga autoritetet e BE-së apo të OSBE-së. Po ashtu, referimi i tyre te ‘votuesit me të drejtë vote’ dhe jo ‘votuesit jashtë vendit’, është në shpërputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ja LETRA e plotë












