Ja moti për javën që po hyjmë

Ja moti për javën që po hyjmë

Mbetet ngrohtë edhe në ditët e fundit të marsit. Ditëve të para vransira e diell. Nga dita e enjte edhe me të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”. 27.03.2022 – Ditëve të fundit të muajit mars, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë, megjithëse në aspektin termik po mbetet ngrohtë.  Ditëve të para do të ketë edhe vransira […]

27.03.2022 – Ditëve të fundit të muajit mars, situata sinoptike gradualisht do të filloj të ndryshojë, megjithëse në aspektin termik po mbetet ngrohtë.  Ditëve të para do të ketë edhe vransira që kalojnë mbi vend, e ku përreth viseve malore edhe mund të sjellin edhe riga lokale shiu, apo edhe bore në zona më të larta.

Nga dita e enjte, parashihet edhe të reshura shiu, kryesisht të karakterit lokal, më të theksuara në viset malore në perëndim të vendit.  Ditën e premte, reshjet do të jenë më të shpërndara, e të shoqëruara edhe me bubullima.

Indeksi i cilësisë së  ajrit, në ditët vijuese mbetet më gjatë në vlera të dobëta, shkaku i mungesësë së qarkullimit më të mirë ajror orëve të mbrëmjes, që edhe mbanë ndotësit ajror më të rritur pranë sipërfaqes.  Gjatë ditës në një pjesë të stacioneve do të kaloj edhe në vlera të pranueshme apo edhe mesatare.  Nga dita e mërkurë mbi rajon edhe pritet të depërtojnë koncentrime të pluhurit saharian, që veç se shtynë indeksin në vlera të dobëta edhe gjatë ditës.

Datat:

28.03 – Ngrohtë, paradite kryesisht me diell.  Ditën vransirat shtohen, e mundësi për riga lokale shiu priten në mbrëmje, në vise malore në jug të vendit.

29.03 – Ngrohtë.  Vransira të shpërndara dhe intervale me diell gjatë ditës.  Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

30.03 – Ngrohtë, kryesisht me vransira, por ditën edhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

31.03 – Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

1.04 – Vransira të ndryshueshme, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e orëve të pasdites edhe me bubullima.

Temperaturat mbesin të larta, me minimale që luhaten ndërmjet 2C e 8C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e lokalisht edhe kapin vlera deri në 20C.

Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga jugperëndimi mesatare 3-8m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike më në fund pëson rënie të theksuar, tashmë edhe nën vlera mesatare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?