Ja çfarë ndodhi gjatës natës në Ukrainë

Nata që lamë pas nuk e gjeti të qetë sërish Ukrainën. BBC sjell një përmbledhje të krejt asaj se çfarë ndodhi natën e 4 marsit në Ukrainë, përkthen Periskopi. Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Ukraina […]
BBC sjell një përmbledhje të krejt asaj se çfarë ndodhi natën e 4 marsit në Ukrainë, përkthen Periskopi.
Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit. Ukraina paralajmëroi rrezik të madh për tërë Evropën në rast se sulmohet ky central bërthamor.
Pas këtij shpërthimi të madh Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës thanë se nuk kishte viktima nga zjarri, i cili nuk preku vendet e reaktorit, por një zonë trajnimi pesëkatëshe aty pranë.
Ky sulm ngjalli reagime të menjëhershme nga udhëheqësit perëndimorë të cilët e quajtën akt “të tmerrshëm” dhe “të pamatur” që kërcënonte sigurinë e të gjithë Evropës.
E pas këtij sulmi të madh nuk mbet pa reaguar edhe Presidenti i Ukrainës Zelensky
Ku në orët e para të mëngjesit reagoi duke u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndërmarrin më shumë veprime menjëherë kundër “terrorit bërthamor” të Putinit.
Ai u bëri thirrje evropianëve që të “zgjohen” me perspektivën e një katastrofe globale si shkrirja bërthamore e Çernobilit në 1986 dhe tha se Rusia ishte vendi i parë në histori që u përpoq të bombardonte një termocentral bërthamor.
Kujtojmë po ashtu se mbi një milion refugjatë janë larguar tani nga Ukraina. Rusia dhe Ukrainë kanë rënë dakord për krijimin e “korridoreve humanitare” për evakuimin e civilëve, përkthen Periskopi/PERISKOPI












