Ish-ministri i jashtëm rus: Më shumë sanksione ndaj Rusisë derisa ky tipi [Putini] ta bëj një telefonatë ku thotë ‘dua armëpushim’
![Ish-ministri i jashtëm rus: Më shumë sanksione ndaj Rusisë derisa ky tipi [Putini] ta bëj një telefonatë ku thotë ‘dua armëpushim’](/cnt/019de33e-2c81-7d07-b26e-1abbd4277e07__m.webp)
Ish-ministri i jashtëm rus, Andrei Kozyrev, thotë se Perëndimi duhet ta ndihmojë edhe më shumë Ukrainën. ‘Më shumë sanksione ndaj Rusisë, më shumë sanksione ndaj Putinit, më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë’, tha ai në një intervistë për CNN. I pyetur për rolin e Sergei Lavrovit në luftën e Putinit, ai tha se Lavrovi nuk […]
‘Më shumë sanksione ndaj Rusisë, më shumë sanksione ndaj Putinit, më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë’, tha ai në një intervistë për CNN.
I pyetur për rolin e Sergei Lavrovit në luftën e Putinit, ai tha se Lavrovi nuk pyetet për asgjë.
‘Këta s’janë djem që i pyet dikush diçka si në demokracitë normale’, tha ai për Amanpur në CNN, përcjell Periskopi.
‘Perëndimi t’i shtojë edhe më shumë ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës. Duhet lëvizje më të ashpra derisa ky njeri [Putini v.j.], të detyrohet t’i marrë në telefon liderët e botës dhe të thotë: dua armëpushim. Por jo vetëm armëpushim, edhe tërheqeje [të trupave ushtarake], tha ai. /CNN/Periskopi












