INPO: Qeveria propozoi kandidatë për bord të OSHP-së në kundërshtim me parimet e konkurrencës

INPO: Qeveria propozoi kandidatë për bord të OSHP-së në kundërshtim me parimet e konkurrencës

Qeveria e Kosovës ia ka propozuar Kuvendit listën me 10-të emra për kandidatë dhe anëtarë  të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët paraprakisht do të intervistohen nga Komisioni vendor i përbërë nga tre gjyqtarë. Siç ka raportuar Persikopi, Qeverisë i janë propozuar edhe emrat e tre personave që nuk kanë qenë në garë […]

Siç ka raportuar Persikopi, Qeverisë i janë propozuar edhe emrat e tre personave që nuk kanë qenë në garë fare.

Lidhur më këtë ka reaguar Organizata INPO, duke shprehur shqetësimin e thellë për shkeljen e parimeve të konkurrencës barazisë dhe meritrokracisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me konkursin publik për kandidatë për kryetar dhe katër anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Qeveria më 10 dhjetor 2021, ka shpallur konkurs për kryetar dhe katër  anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Më 12 janar 2022 në bazë të vendimit Nr. 03/54, Qeveria ka themeluar Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe katër (4) anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej njëzetë e pesë (25) kandidatë.

Më 20 janar 2022, Komisioni Përzgjedhës ka dërguar raportin e punës në Qeveri, ku ka vlerësuar kandidatët të cilët kanë aplikuar. Kandidatët janë vlerësuar dhe janë poentuar duke marrë parasysh përvojën e punës, CV-në dhe letrën motivuese. Këtë vlerësim e kishin kaluar gjithsej njëzetë e dy (22) kandidatë, ndërsa tre (3) nuk janë poentuar fare sepse nuk kanë plotësuar kërkesat e konkursit, konkretisht njëri nga ta nuk ka ofruar dëshmi për përfundimin e provimit të jurisprudencës, njëri nga ta nuk ka përvojën minimale të punës dhe një nuk ka ofruar certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve nuk është duke u zhvilluar ndonjë rast penal.

Komisioni Përzgjedhës ka përpiluar listën me njëzetë e dy (22) kandidatë duke i poentuar me pikë nga 8.8 pikë sa është poentuar kandidati më i suksesshëm deri në 3.2 pikë sa është poentuar kandidati me më së paku pikë. Është e çuditshme që në fund të raportit Komisioni Përzgjedhës ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me cilësinë e kandidatëve që kanë konkurruar dhe në vijë me këtë shqetësim i rekomandon Qeverisë që “të shoh mundësinë e propozimit edhe të kandidatëve tjerë që mund të jenë më të përgatitur për këto pozita”.

“Rrjedhimisht ky është rekomandim që Qeveria të përjashtoj procedurat e konkurrimit dhe të marrë kandidatë që subjektivisht mendon që janë meritor dhe të duhur, pa u nënshtruar fare në procedura të konkurrimit. Pas këtij rekomandimi, Qeveria nga njëzetë e dy (22) kandidat, përzgjedhë vetëm shtatë (7) prej tyre, ndërsa tre (3) futen në listë pa asnjë procedurë të konkurrimit, duke dërguar për në Kuvend gjithsej dhjetë (10) kandidatë, përkatësisht nga dy (2) kandidatë për secilën pozitë”, thuhet në reagimin e INPO-së.

Siç ka raportuar edhe Periskopi, INPO ka vërejtur që, kandidatët e dërguar për në Kuvend janë: Vedat Poterqoi i cili është vlerësuar me më së shumti pikë nga Komisioni Përzgjedhës, gjithsej 8.8 pikë, pastaj anashkalohen tre (3) kandidatë që kishin 8.1, 7.9 dhe 7.7 pikë dhe propozohet Faruk Rexhaj me 7.4 pikë, pastaj anashkalohen edhe dy (2) kandidatë, njëri që kishte po aq pikë sa kandidati i përzgjedhur, gjithsej 7.4 dhe tjetri 7.3, ndërsa rekomandohen kandidatët Bujar Lushaku me 7.1 pikë dhe Batisha Ibrahimi me 6.8 pikë. Pas kësaj anashkalohen nëntë (9) kandidatë që për nga numri i pikëve ishin më lartë përkatësisht 6.2, 5.6. 5.6, 5.3, 5.2, 5.2, 4.8, 4.6, dhe 4.2 pikë dhe rekomandohet Dafina Gashi me 4.1 pikë, pas kësaj anashkalohet një kandidat me 4 pikë dhe rekomandohen dy kandidatë, përkatësisht Vjosa Gradinja – Mexhuani me 3.6 pikë dhe Kimete Gashi – Brajshori me 3.2 pikë.

“Përkundër që në listë kishte kandidatë me pothuajse dyfishë më shumë pikë se sa kandidatët e përzgjedhur, Qeveria përdor “diskrecionin” e rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës dhe në mesin e kandidatëve që dërgon në Kuvend futë në listë edhe tre (3) kandidatë pa asnjë procedurë të konkurrimit, përkatësisht znj. Nita Bejta, z. Milot Spahiu dhe z. Arbnor Tmava”, thuhët tutje në deklaratën e INPO-së.

INPO nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar dokumentacionin aplikues për të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar, përfshirë këtu edhe dokumentacionin përkatës të tre (3) kandidatëve të cilët janë futur në listë sipas “diskrecionit” të Qeverisë. Nga analizimi i dokumenteve INPO gjen se shumica e dokumenteve të ofruara nga këta kandidat kanë datën 09 mars 2022, saktësisht datën e njëjtë kur Qeveria dërgon në Kuvend listën me dhjetë  kandidatët e përzgjedhur.

Nga analizimi i aplikacioneve të tre kandidatëve të cilët fare nuk kanë konkurruar, INPO gjen se dy prej tyre ju mungon letra motivuese si kriter i rëndësishëm i vlerësimit që ka aplikuar Komisioni Përzgjedhës, si dhe ajo që është më e rëndësishmja këta tre kandidatë në CV-të e tyre dhe në dëshmitë e ofruara për përvojën e punës nuk kanë as edhe një përvojë në fushën e prokurimit publik.

INPO vlerëson se anashkalimi i kandidatëve të cilët kanë konkurruar dhe nga Komisioni Përzgjedhës janë poentuar më shumë se sa kandidatët e përzgjedhur si dhe futja në listë e personave që fare nuk kanë marr pjesë në konkurs është cenim i rëndë i praktikës së ndjekur deri më tani në procedura të rekrutimit të kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, cenohen rëndë parimet e barazisë, konkurrencës dhe meritrokracisë dhe si të tillë të gjithë procesin e bënë subjektiv të anshëm e politik.

INPO i bënë thirrje Qeverisë që edhe njëherë ta ri-shqyrtoj këtë listë dhe në Kuvend të dërgohen persona meritor, që kanë përvojën e duhur dhe që i janë nënshtruar një procesi konkurrues të paanshëm e të pavarur. Gjithashtu, INPO inkurajon Qeverinë që në të ardhmen të tërhiqet nga praktikat që për pozita e funksione publike të propozohen njerëz pa procedura të konkurrimit dhe në kundërshtim me parimet e konkurrencës, meritrokracisë  dhe barazisë. /PERISKOPI

 

SKANDALOZE: Qeveria Kurti zgjodhi më pak meritorët për Bordin e OSHP’së, u injoruan kandidatët me pikë më të larta

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?