Ibishi: Rusia mund ta shfrytëzojë Serbinë për ta tensionuar situatën në Kosovë

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, thotë se situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës mund të reflektojë edhe në Ballkan. Ai thotë se Rusia e ka aleat Serbinë dhe kjo e fundit mund të angazhohet direkt për ta tensionuar situatën. “Sigurisht mund të reflektojë në Ballkan pasi që këto paralajmërimet janë prej autoriteteve […]
Ai thotë se Rusia e ka aleat Serbinë dhe kjo e fundit mund të angazhohet direkt për ta tensionuar situatën.
“Sigurisht mund të reflektojë në Ballkan pasi që këto paralajmërimet janë prej autoriteteve edhe evropiane edhe botërore, por njëkohësisht edhe nga autoritetet tona në aspektin e vlerësimit, vet rrezikut dhe kërcënimit të sigurisë për shkak se ata nuk kanë nevojë të angazhohen direkt pasi që e kanë Serbinë këtu edhe Republikën Serbska si përçues të tensioneve sidomos në raport me Kosovën dhe me Republikën Serbska me federatën e Bosnje Hercegovinës”, ka thënë ai për FrontOnline.
Kurse, sa i përket veriut të vendit, Ibishi deklaron se kërkesa për t’u rritur prezenca e KFOR-it në atë pjesë dëshmon që mund të ruhet qetësia dhe të mos tensionohet situata.
“Unë mendoj se institucionet, sektori i sigurisë por edhe Qeveria me Presidencën kanë ndërmarrë masat e duhura me qëllim që situata të jetë nën kontroll, edhe faktori ndërkombëtar, prezenca ndërkombëtare ushtarake….kështu që është kërkua edhe rritja e prezencës së KFOR-it në veri që i jep një mundësi shtesë mbajtjes në qetësi edhe kësaj pjese të rajonit”, është shprehur ai.
Ibishi, në këtë intervistë për FrontOnline, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Vlerëson se ky është momentumi i duhur, pavarësisht që siç thotë ai katër vende që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës janë pjesë e NATO-së dhe mund të ndikojnë në këtë.
“Unë jam prej atyre që besoj se duhet shfrytëzuar momentumi për shkak të vet situatës së krijuar atje edhe vendet e NATO-s, i kemi katër vende të Bashkimit Evropian që se kanë njoftë Kosovën dhe dihet që duhet të ketë konsensus për pranimin e një shteti të ri të hyjë në NATO, këtë krejt e kemi parasysh, mirëpo asnjë nga shtetet e pranuara sidomos këto të fundit nuk i kanë plotësuar kriteret qind për qind”, ka deklaruar Ibishi për FrontOnline.
Kurse, sa i përket angazhimit të Qeverisë për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike, Ibishi thotë se janë duke ndërmarrë masa.
Por, pavarësisht kësaj, shprehet se ka ende punë për t’u bërë.
“Unë mendoj se ka ndërmarrë masa, mendoj se po ndërmerren masat e ndërdurshme…. Mendoj se po e bëjnë punën mjaftë mirë, por realisht duhet edhe më tej të jenë më të përqendruara në çështjen zhvillimore e sidomos në aspektin e përditshmërisë”, është shprehur ai.
Tri ditë më parë Qeveria e Kosovës ka krijuar Fondin e Sigurisë.
Mjetet e mbledhura financiare nga ky fond synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.