‘I dashur Albin, i dashur kryeministër’ – Gërvalla e tepron me fjalë miradije në mbledhjen e Qeverisë

Kryediplomatja kosovare, znj. Donika Gërvalla, ka shpërthyer me fjalë miradije në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku qeveritarët po flasin për sukseset që thonë se kanë shënuar. “I dashur kryeministër, i dashur Albin. Në emër të kolegëve anëtarë të kabinetit qeveritar dhe në emër të partnerit të vogël të koalicionit, më lejo të të falënderoj […]
Kryediplomatja kosovare, znj. Donika Gërvalla, ka shpërthyer me fjalë miradije në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku qeveritarët po flasin për sukseset që thonë se kanë shënuar.
“I dashur kryeministër, i dashur Albin. Në emër të kolegëve anëtarë të kabinetit qeveritar dhe në emër të partnerit të vogël të koalicionit, më lejo të të falënderoj që e kemi privilegjin e veçantë të jemi pjesë e një qeverie jo vetëm me duar të pastra por edhe me faqe të bardhë”, ka thënë znj.Gërvalla, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në një intervistë të fundit, duke folur rreth raportimeve për shkarkimin e mundshëm të Gërvallës, tha se do të ‘donte të kishte bashkëpunim të mirë si me të me të gjithë ministrat dhe deputetët’, duke nënkuptuar kështu se nuk po e mendon shkarkimin e kryediplomatës, puna një vjeçare e së cilës u karakterizua me shumë skandale.
“Bashkëpunimin e kam shumë të mirë me të. Do të kisha dashur që me të gjithë ministrat dhe deputetët ta kem bashkëpunimin si me të”, ka tha Kurti./Periskopi












