Hyseni e quan qesharake deklaratën e Kurtit, ku tha se edhe ne po e mbrojmë NATO-në

Ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-Koordinator për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, në një intervistë të dhënë për Periskopin e ka quajtur qesharake deklarëtn e kreut të shtetit për NATO, të z.Kurti ku kishte thënë; ’’ Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në” Ndryshe Hyseni […]
’’ Nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’në”
Ndryshe Hyseni tha se për anëtarësim në NATO duhet të bëhet lobim i rreptë, dhe agresivë, duke e theksuar se anëtarësimi në NATO nuk është i lehtë, shkruan Periskopi.
“Si mund ta komentosh ndryshe. Është qesharake. Ndërkaq anëtarësimin në NATO unë e kam quajtur të përshpejtuar dhe kam sugjeruar të krijohet një tas-forcë e veçantë, me një detyrë të veçantë e që është lobimi i rreptë, agresive për përshpejtimin e anëtarësim në NATO. Nuk është punë e lehtë, por ushtria e Kosovës ka kaluar 4 vjet të periudhën së transformimit. Ndërsa nuk është punë e lehtë, sidoqoftë nuk e shoh të pamundur një anëtarësim pak ma të shpejt Kosovës në NATO përball zhvillimeve në botë sidomos të Ukrainës. Nuk është bota më ajo që ishte para agresionit Rus në Ukrainë”












