Qeveria u kërkon pare për ushtrinë, por popullit nuk i ka siguruar as ilaç të Jodit nëse rrezikohet nga rrezet nukleare

Qeveria u kërkon pare për ushtrinë, por popullit nuk i ka siguruar as ilaç të Jodit nëse rrezikohet nga rrezet nukleare

Lufta në Ukrainë ka alarmuar Evropën e botën, së fundmi edhe me sulmet e çmendura të Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias. Rreziku nga rrezet radioaktive që do përshkonte gjithë kontinentin, në rast të shpërthimit të termocentralit, do të ishte fatal. Kjo edhe për Kosovën, marrë parasysh afërsinë gjeografike qe e kemi me Ukrainën. Por, […]

Lufta në Ukrainë ka alarmuar Evropën e botën, së fundmi edhe me sulmet e çmendura të Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias. Rreziku nga rrezet radioaktive që do përshkonte gjithë kontinentin, në rast të shpërthimit të termocentralit, do të ishte fatal. Kjo edhe për Kosovën, marrë parasysh afërsinë gjeografike qe e kemi me Ukrainën. Por, shteti ynë nuk ka asnjë masë mbrojtëse në rast të ndonjë katastrofe të tillë. Madje, as ilaçin e Jodit kundër rrezatimit, i cili nëpër baranatoret e vendeve të BE’së jepet falas…

Termocentrali më i madh bërthamor i Evropës, ai i Zaporizhias u godit nga bombardimet ruse herët të premten, duke shkaktuar një zjarr dhe duke rritur frikën për një fatkeqësi që mund të prekë të gjithë Evropën qendrore për dekada të tëra, si shkrirja në centralin e Çernobilit më 1986.

Në rast të ndonjë incidenti të centralit bërthamor, jodi radioaktiv është një nga substancat e para që lëshohet në atmosferë dhe nëse hyn brenda trupit të njeriut, dëmton direkt qelizat në  gjëndrën tiroide dhe mund të rezultojë  edhe me  kancer.

Për të parandaluar një dëmtim të tillë,  në tregun e farmacisë botërore ekzistojnë kapsulat apo ilaçi i Jodit, i cili mund të ndihmojë organizimin e njeriut kundrejt rrezeve radioaktive, që për dikë mund të jenë edhe vdekjeprurëse, sidomos tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë dhe të rinjtë.

Përderisa, Jodi si ilaç në shtetet e Evropës ofrohet falas nëpër farmaci, ku siç raportojnë mediat ndërkombëtare këto ditë janë rritur kërkesat për përdorim të tij, Kosova nuk e posedon fare, e madje shumë prej barnatoreve vendore as nuk e kanë idenë se për çka shërben.

Periskopi  ka  pyetur pesë barnatore në qytetin e Prishtinës nëse në listën e tyre të barnave mbajnë  ilaçin e Jodit , mirëpo përgjigja e tyre ishte se asnjëherë nuk kishin poseduar një mbrojtës të tillë.

Në mesin e tyre, Periskopi vizitoi barnatoren shtetërore,  të cilët na treguan se në listën esenciale të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë pasë rekomandim për posedim të Jodit ndonjëherë.

Ndërkohë,  Periskopi i ka drejtuar pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës nëse shteti ynë ka marrë masa kundrejt rrezikut nga rrezatime të mundshme, por deri në këto momente nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Sipas një raporti të Komisionit Evropian, Jodi  rekomandohet nga  organizatat ndërkombëtare si  ICRP, IAEA dhe OBSH, ndërkohë që përdorimi i tij është i miratuar nga disa vende në mbarë botën. Ndonëse sipas këtij raporti, disa prej shteteve ende nuk e kanë vënë në përdorim, ku padyshim bën pjesë edhe Kosova.

Kujtojmë që Qeveria e  Republikës së Kosovës, në krye me Albin Kurtin ka ndarë miliona euro për forcimin e ushtrisë së Kosovës, po në periudhën kur po sfidohet siguria nga ambiciet ruse. Për këtë qëllim,  Ministria e Financave ka hapur edhe fond që kapacitetet ushtarake të vendit të ngriten me ndihmën e  popullit. Megjithkëtë,  nuk po shihet ndonjë veprim konkret në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, që mund ta atakohej direkt në raste të shpërthimeve katastrofale, siç do të mund të ishte ai i centralit bërthamor të Zaporizhias./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?