Hoxhaj: Serbia historikisht ka qenë instrument i Rusisë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë historikisht dhe gjeopolitikisht gjithmonë instrument i Rusisë, shkruan Gazeta Periskopi. Hoxhaj ka thënë se nëse BE do dëmtojë kredibilitetin e saj në Ballkan dhe jo vetëm, nëse nuk përpiqet që ta shkëpus Serbinë nga Rusia në politikat e saj të jashtme. […]
Hoxhaj ka thënë se nëse BE do dëmtojë kredibilitetin e saj në Ballkan dhe jo vetëm, nëse nuk përpiqet që ta shkëpus Serbinë nga Rusia në politikat e saj të jashtme.
Tutje, ish diplomati i jashtëm i Kosovës, ka thënë se për Brukselin dhe për Beogradin do të vlejnë fjalët dhe jo veprat.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












