Hoxhaj, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës të aplikojë Kosova për anëtarësim aty

Ish diplomati i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhja, është përfshirë në debatin për anëtarësimet e mundshme të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nën rrethanat e reja ndërkombëtare, shkruan Gazeta Periskopi. Hoxhaj ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Këshillit të Europës. Tutje, Hoxhaj ka thënë se duhet të shfrytëzohen […]
Ish diplomati i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhja, është përfshirë në debatin për anëtarësimet e mundshme të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nën rrethanat e reja ndërkombëtare, shkruan Gazeta Periskopi.
Hoxhaj ka thënë se Kosova i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Këshillit të Europës.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se duhet të shfrytëzohen rrethanat e reja pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës dhe Kosova të aplikojë për anëtarësim.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Organizata më vjetër në Evropë, Këshilli i Evropës, nuk e ka pranuar për 15 vjet shtetin më të ri, Kosovën! Natyrisht, Kosova i plotëson të gjitha kriteret që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, por, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi arritur që të bëhemi shtet anëtar në Komision të Venecias dhe në Bankën Zhvillimore, institucione të Këshillit të Evropës! Nëse anëtarësimi i plotë i Kosovës në Këshill të Evropës ka qenë i bllokuar për arsyje të dominimit rus në këto organizata, tash kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë për shkak të luftës në Ukrainë, është koha ideale për aplikim dhe anëtarësim! Natyrisht, aplikimi të bazohet në analizë realiste dhe jo vlerësim emocional dhe reagim sentimental!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












