Hoxhaj ftesë shqiptarëve në Mal të Zi për ta votuar Abazovicin për kryeministër

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për përkrahje të Dritan Abazovic. Ai ka shkruar se në kohën kur bota po përballet me agresionin rus ndaj Ukrainës ,shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për sigurinë në rajon. “Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të […]
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për përkrahje të Dritan Abazovic.
Ai ka shkruar se në kohën kur bota po përballet me agresionin rus ndaj Ukrainës ,shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për sigurinë në rajon.
“Një kryeministër shqiptar në krye të Malit të Zi! Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t’i ja japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb. “, ka shkruar Hoxhaj.












