Hoti për 47 milionët kredi të Qeverisë Kurti për skemat sociale: Kurrë në histori të Kosovës s’ka ndodhë kjo

Hoti për 47 milionët kredi të Qeverisë Kurti për skemat sociale: Kurrë në histori të Kosovës s’ka ndodhë kjo

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar mosvotimin e partisë së tij për një marrëveshje ndërkombëtare, kredi të Qeverisë Kurti në bankën botërore që kap shumën e 47 milionë eurove, ka thënë se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë që të kërkohet kredi për skemat sociale. “Kemi votu kundër një marrëveshje nderkombëtare për […]

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar mosvotimin e partisë së tij për një marrëveshje ndërkombëtare, kredi të Qeverisë Kurti në bankën botërore që kap shumën e 47 milionë eurove, ka thënë se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë që të kërkohet kredi për skemat sociale.

“Kemi votu kundër një marrëveshje nderkombëtare për 47 milionë euro, mbështetje për gjoja skema sociale. Kurrë asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, Kosova nuk ka marrë kredi për të pagu paga”, tha Hoti, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se para dy ditë me zyrtarë të Bankës Botërore e ka sqaruar këtë gjë.

“Para dy dite, unë me kolegë kam taku ekipin e Bankës Botërore dhe i kemi pyet ku shkojnë 41 prej atyre 47 milionë euro, kanë thënë  nja 15 milionë euro shkojnë në buxhet të shtetit për të përmirësu bilancin bankar të qeverisë për do pagesa që janë bë para një viti që janë bë si shtesa për skemat sociale. Pra nuk ka rritje të asistencës sociale, është kundër çdo logjike fiskale të qeverisë. S’ka ndodhë asnjëherë kështu, me marrë kredi për asistencë sociale sepse e keni gojën plot për rritje të buxhetit.  Ne prapë do ta themi fjalën tonë nëse vjen ajo marrëveshje këtu, por nuk është e vërtetë që rritet asistenca sociale nga ato mjete. Edhe nëse ndodhë kjo duhet të rritet nga buxheti i shtetit e jo nga kreditë ministër”, tha Hoti.

Por ndaj kësaj deklarate, reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili tha se me kredi ndërkombëtare, ka operuar edhe Avdullah Hoti kur ishte kryeministër.

“Është skema e njëjtë mekanizmi i njëjtë që është përdorë edhe para ardhjes së qeverisë Kurti, ka qenë edhe kryeministri Hoti që ka hy në borxh ndërkombëtar për ta simulu kërkesën sidomos te shtresat e varfra sidomos te pensionistët. Mendoj që duhet t’i tejkalojmë këto diskutime publike kush si tek. Pra t’i ndihmojmë këto shtresa e pastaj e bëjmë debatin”, tha Muja./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?