Haxhiu: Kodi Civil do të procedohet sërish në Kuvend, s’është mirë që nuk u miratua

Haxhiu: Kodi Civil do të procedohet sërish në Kuvend, s’është mirë që nuk u miratua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në njëvjetorin e punës së Qeverisë Kurti 2, ka vlerësuar punën e kësaj ministrie, duke thënë se procesi i vettingut mbetet prioritet kryesor i saj. Ajo në një konferencë për media ka thënë se qeverisja e drejtuar Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi se mund të punohet pa e keqpërdorur buxhetin e shtetit. […]

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në njëvjetorin e punës së Qeverisë Kurti 2, ka vlerësuar punën e kësaj ministrie, duke thënë se procesi i vettingut mbetet prioritet kryesor i saj.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se qeverisja e drejtuar Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi se mund të punohet pa e keqpërdorur buxhetin e shtetit.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjykata komerciale do të funksionalizohet shumë shpejt, ndërkohë që janë në përfundim të punës për përmbaruesit dhe njësoj do të veprojnë edhe për tarifat e noterëve.

E para e drejtësisë foli edhe për mosmiratimin e kodit civil në Kuvend, e për të cilin tha se do të dërgohet sërish për miratim.

“Mos miratimi i kodit civil në Kuvend nuk është mirë, dhe si ministre nuk diskutoj për të drejtat e njeriut. Puna e mirë do të vazhdohet dhe kodi civil do të projektohet sërish në Kuvend”, tha ajo.

Sa i përket vettingut, ajo tha se mbetet koncept kryesor i ministrisë dhe se janë të vendosur që ky proces të jetë i përgatitur mirë. Ajo ndërkaq ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të shkojë për vizitë në Hagë.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dhënë dritën jeshile projekt-kodit civil. Arsyeja e kundërshtimit ishte një nga nenet, i cili hapë rrugën për ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Ndërsa, reforma për realizimin e vettingut, pritet të analizohet nga Komisioni i Venecias.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese, për çka kërkohen 2/3 në Kuvend, përfshirë edhe ato nga komunitetet./G.Mexhuani

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?